blog banner

Analistët shqiptarë kanë tendencë të mjegullojnë faktet!

Eshtë bërë një pyetje e thjeshtë: ” cili nga ministrat është më i miri në opinionin tuaj”- dhe analistat ftuar në OPINION, e tallin, stërtallin, e pështjellin veshur me opinionet e tyre që ndikohen nga interesat e tyre politike.

Edhe një herë: analisti flet per fakte dhe jo opinione personale. Eshtë fakt sic thotë Shehu, se kanabisi ka shpërthyer gjithandej, se gomonet herë kapen herë s`kapet gjatë transportit të tyre, herë nga institucionet Italiane, Malazese, Greke apo ato shqiptare. Të gjitha këto janë fakte. Por kemi edhe një fakt tjetër, që aty ose nuk duan ta shikojnë, ose bëjnë sikur nuk e shikojnë, ose e harrojnë. SOT JEMI NE VÊND DEMOKRAT. Qe do të thotë, se fenomene të tilla kriminalistike, do të egzistojnë gjithë kohën, sepse në DEMOKRACI individi është i lirë të zgjedhi: të jetë qytetar i ndershëm apo kriminel i shoqërisë ( i korruptuar, apo jo i korruptuar, punon ndershmërisht apo do të fitojë shumë pa u lodhur). Ky është fakt. Qytetari është i lirë të zgjedhi sot. Pra në këtë kontekst, nuk arrij të kuptoj Shehun, përse quhet dështim i institucioneve, nëse gomonet vazhdohen të kapen prej tyre si nga ato të brëndshme edhe ato të huaja? A nuk është ky një tregues, se ky instrument po funksionon dhe po praktikohet drejt? Qytetari ka të drejtë të bëjë c`te dojë me jetën e vet, me zgjedhjet e veta. Ka të drejtë të punojë në të zezë e të bardhë, ka të drejtë të flas të drejtën apo të mashtrojë, këto janë pjesë e frymës së lirë. Por është detyrë e institucioneve shoqërore të zbatojnë ligjin dhe ti vendosi ata që veprojnë kundër ligjit përballë drejtësisë. Pse nuk mbaron kanabisi? Pse nuk mbarojnë korrupsionet? Pse nuk mbarojnë mashtrimet, vjedhjet? Kjo është një luftë e përditshme dhe për mendimin t`im, sa më shumë të kapen nga institucionet më shumë tregon se institucionet kanë filluar të lëvizin. Sa më shumë të kapen tregon jo atë që shikojnë analistat e opinionit, se vëndi është mbushur me kanabis ( ky është një konkludim i thjeshtë), por tregon atë më kryesoren, se sa më shumë të kapen, më shumë qartësohet dhe edukohet populli, se zgjedhja që ka bërë me tregtin e kanabisit mund ta cojë në burg, mund ti shkatërrojë jetën. Sa më shumë të asgjesot ky treg nga institucionet, aq më shumë do të zvogëlohet ky fenomen në të ardhmen. Italia me vënde të tjera të rajonit, kanë lindur në DEMOKRACI, e megjithatë akoma ata e luftojnë tregun e zi me cfarë përmban brënda.

Ajo që kam folur dhe dua ta theksoj në rastin e analistave tanë të cilët ndiqen nga masat, është se nuk kanë qëndrime të një analize neutrale dhe në favor të vëndit, por favor të bindjeve të tyre politike. Fevziu e pyet Shehun: a ka ndonjë sukses deri tani në analizën tuaj për qeverinë e deritanishme? Ky përgjigjet: asnjë sukses. Si mundet një analist me sy në ballë të mos jetë në gjendje të shikojë fakte që i shikojnë të gjithë, por ka një tendencë për ti mjegulluar faktet apo duke parë vetëm njërën anë të medaljes.

Unë nuk jetoj në Shqiperi të kem mundësinë ti njoh nga afër ministrat sic e kanë atë mundësi analistat tanë, por me cfarë kam ndjekur nga larg, një ministër që meriton pëlqimin t`im është ministri i jashtëm BUSHATI. Ka përgatitje për politikën, analizon fenomenet dhe mban qëndrim profesional sa herë na paraqet atje në botën e jashtme. Kaq vështirë eshtë të themi mendimin tonë TË LIRË qoftë edhe atëherë kur personi në fjalë nuk është i rrymës së bindjeve tona politike?

Akoma egziston një tendencë dashakeqe për të shtrembëruar dhe sabotuar qoftë ajo e mirë të jetë edhe e një doze të vogël.

Pastaj, në një diskutim kaq serioz, është jasht etikes, të flitet me sarkazëm e të tallesh kur diskutohen tema që kanë të bëjnë me të ardhmen e vëndit.



Scroll Up