blog banner

Cdo gjë përreth ndryshon!

Shikojini yjet kur nata fillon të bjerë,
vureni veshin akselit të tokës të dëgjoni zgjuarsinë e natyrës,
dëgjoni sesi planetet e duan njëri – tjetrin,
dëgjojeni hapin e milingonave tek ndërtojnë diga qytezash,
dëgjojeni korin e cicërimave të zogjve kur zbukurojnë qiellin,
shikojeni ajrin sesi ndryshon natyrës, ditëve me shi apo me diell,
dhe zgjuarsinë Tuaj sesi rritet nga viti në vit, pa e kuptuar.

C`do gjë perreth nesh ndryshon,
dhe ne kemi aq shumë për të mësuar nga inteligjenca e natyrës,
që na flet mëngjeseve kur drita na cel sytë
e mbrëmjes kur na vë në gjumë për të ndezur motorrat e ëndërrave tona.

Shikojeni sesi po largohet edhe një vit, gjithë ironi
e si një peshk `po lundron oqeanit të kujtimeve … me pyetjet më të mëdha, të cilat ndoshta kurrë nuk do të jemi në gjendje t`i zbërthejmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


27 Jan, 2016

Sytë

31 Jan, 2016

Atdhedashuria!

29 Jan, 2016

Cobani lab,


Scroll Up