blog banner

NDREQJE

… atë që dua të them, do ta them aq herë gabim,
derisa të tërheq vemendjen tënde,
e me ty të bëhem një mëndje,
Kësaj bote të cuditshme,
që kurrë nuk kupton kur flet drejt

Le të kapemi për dore,
Unë Helenë e ti Hamlet!
Le të lidhemi bregut
algave me krip e pakrip,
Le të ngjitemi erës
që bota të vallëzojë poshtë këmbëve tona,
e ne të tundemi pa ditur ku jemi,
cfarë themi,
nga vemi …
si dy qirinj që presin të shuhen
një ditë!

…deri atëherë, unë do të flas gabim,
e ti gjithmonë do të jesh aty…
Duhet gjithmonë dikush për të rregulluar!


27 Jan, 2016

Sytë

29 Jan, 2016

Cobani lab,


Scroll Up