blog banner

 

 

 

Silvana Berki (Begotaraj) është me origjinë shqiptare, por emigruar në Finlandë në fillim të viteve 90, prej nga jeton me familjen e saj në qytetin e Tamperes. Në fillimet e emigrimit të saj Silvana ka punuar si përthyese e gjuhëve shqip-finlandisht-anglisht, për të cilën ka studiuar në Lindua Nordika si edhe ka qënë aktive në shoqatën e shqiptarëve të Tamperes ku edhe u zgjodh për një periudhë kohe kryetare. Aktivizmi i saj është parë në organizimin e festave të ndryshme kombëtare ku i ka bashkuar të gjithë shqiptarët pa dallim krahine.  

Silvana ka realizuar disa diploma profesionale, falë sistemit social të Finlandës; Shkollë profesionale tre-vjecare për parukeri/kozmetologji, bachelor në Fakultetin e shërbimeve sociale, bachelor për shkencat sociale në Universitetin e Tamperes dhe Master në shkencat sociale në Universitetin e Laplandës. Prej vitit 2004 ka punuar në zyrat administrative sociale të qytetit të Tamperes, por që sot punon në departamentin e mbrojtjeve të familjeve me fëmije si punonjëse sociale në Valkeakoski.  

Përvec aktivitetit të saj social Silvana ka dhënë kontribut edhe në fushën letrare ku përvec librave të saj në poezi, prozë dhe aforizma një rëndësi të vecantë zënë dy librat antologjik poetik, me anë të të cilëve Silvana ka ndërtuar shinat e para për të njohur poetikën në mes të dy kulturave. Në vitin 2016 ajo solli në Shqiperi antologjinë e poezisë Finlandeze në bashëpunim me kritikun e pozisë Erki Kiviniemi dhe në 2019 ajo sjell në Finlandë poezinë shqiptare të të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarët; Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Sicili/Itali (arbëreshët). Silvana është anëtare e shoqates së shkrimtarëve të qytetit të Tamperes Pirkalaiskirjailat ry dhe përkthyese zyrtare e institucionit të përkthimeve FILI.  

Silvana ka dy fëmijë, tashmë të rritur të cilët kanë mbaruar studimet e larta dhe punojnë dhe kontribojnë në shoqërinë finlandeze si qytetarë të denjë. 


Scroll Up