blog banner

(Për hir të së vërtetës)

… dhjetë herë shkruajta dicka, dhe te dhjeta herët e fshiva tekstin.
Ajo që kuptova është, se nuk ka ditë më të vërtetë gjatë gjithë vitit,
se dita e 365:të, 
se ditëve të tjera mund të gënjehet,
mund të zbukurohen mendime,
mund të flitet pa vizione,
mund të shuhen flakët pa shuar zjarrin,
mund të besojmë se jemi të përzgjedhurit e Zotit,
mund të mendojmë se c`do gjë harrohet,
mund të gjykojmë të parët për budallallëqet e pasardhësve,
mund të besojmë se urrejtja nuk trashëgohet,
Të gjitha këto i lejon kushtetuta e vitit,
Ndërsa sot, është dita e rrëfimit
sot dëgjoj, sesi fjalët në letër zbehen dhe duart nuk më binden…
se nuk mund të shkruaj poezi që nuk kanë fjalë,
se nu mund të vështroj nga dritarja mëngjesin
dhe të mos dëgjoj mërmëritjen e së vërtetës,
për të sapolindurit dhe të vdekurit:
Gjithmonë është jetuar në kohën e duhur,
por … jo në vëndin e duhur,
Gjithmonë është shtruar rruga për të ikur,
por jo për t`u kthyer,
Gjithmonë gjuhët kanë pikturuar parajsën,
që kurrë nuk e panë,

… një dite si kjo, edhe ketrat duket sikur kuptojnë
që është ditë e vecantë,
edhe ata meken së qeshuri, hidhen nga një dege në tjetrën
fshihen mbas reve tek mbajn peng diellin,
edhe ata e dinë atë që Sokrates nuk e dinte:
se dashuria gjendet edhe aty ku ajo nuk duket,
se asgjë nuk ka vlerë pa kuptuar këtë.

Për hir të së vërtetës Gëzuar e për shumë vjet!


31 Jan, 2016

Atdhedashuria!

27 Jan, 2016

Sytë

29 Jan, 2016

Cobani lab,


Scroll Up