blog banner

Rrënojat e kohës!

Pleqëria, është që sa më shumë ti ngjitesh një mali

Aq më e bukur bëhet pamja që sheh,

tek merr frymë.

Ingrid Bergman

Ashtu si c`do gjë këtij planeti edhe njeriu plaket, por e vecanta tek njeriu është se me moshën atë e lidh koha që ai ka perdorur, jetëgjatësia e tij/saj, si edhe fazat e jetës të cilat për të kanë domethënie. Nga ana biologjike, me plakje kuptojmë ndryshime në strukturën fizionomike. Ndersa koha e parë kronologjikisht ka të bëjë me eksperiencat e njeriut. Njeriu sidomos femra sot ka frikë nga plakja. Botokset e ndryshme dhe operacionet kozmetike kanë krijuar një mundësi lehtësimi për njerëzit që e vuajnë ardhjen e plakjes më shumë se të tjerët. Mundet kjo të jetë një presion shkaktuar nga trendi shoqëror, ku vlerat i merr vetëm e reja, thua sikur këta të rinj nuk do të plaken një ditë. Do të ishte interesante ti pyesësh të rinjtë, ta piketojnë veten diku aty në moshën 70 apo 80 vjecare, dhe të na tregojnë si ju duket vetja. Nëse kanë imagjinatë.

Gjithsesi ajo që dua të flas në këtë shkrim është bratisja e pleqve sidomos në disa vende europiane. Nga cfarë lind braktisja dhe si vjen ajo? C`do njeri në moshën e plakjes ka nevojë të ndihet i sigurt dhe i vlerësuar. Në të kundërt, këto të drejta janë të cenuara. Kur një plak trajtohet negativisht p.sh. duke i thënë ”ik e plake se s`merr vesh ti”, apo ”plako ke mbaruar ti” apo qoftë ti vësh në dukje nje femre se rinia e saj është në përfundim duke ja vënë në dukje këtë, me dashje apo pa dashje i kemi vënë këta njerëz perpara një diskriminimi për shkak të moshës. Pasojë e këtyre lloj veprimesh negative mbi një te moshuar është vetizolimi, të paktën këtej nga shoqëritë europiane. Ndërsa në Shqiperi të moshuarit akoma ndihen të sigurtë sepse jetojnë me fëmijët e tyre. Gjithsesi nëse ata hasin në veprime të tilla negative duke jua permendur plakjen si dicka negative dhe me percmim, jo se atyre nuk ju ben përshtypje kjo, por e kapërcejnë si një tokë e prishur që vetëm fruti e pëlqen. Nga ana tjetër gjykojmë vlerat në bazë të moshës që ka. Nga ana ligjore një diskriminim i tillë dënohet me ligj.

Ka shoqëri pastaj si kjo shqiptarja që pa kuptuar diskriminojnë moshat e mëdha të femrave. Jam habitur në një program humori ku Bes Kallaku tallte një grua të moshuar për cicat e saj të tejzgjatura deri te kërthiza. Po të mos e njihja Bes Kallakun që është një aktor simpatik dhe që e do moshën e vjetër, sepse ai vet është rritur nga gjyshja, me siguri që do e dënoja si shprehje, sepse në radhë të parë fyen moshën, pra pleqërinë, dhe e dyta, si mund të tallesh me gjokset e vyshkura të një gruaje e cila ka ushqyer me to fëmijët e saj. Pa ato gjinj fëmija mund edhe të mos jetonte dot dhe gjiri ka bukurinë e vet në c`do kohë, dikur ato prodhonin qumësht për të krijuar jetë, në pleqëri janë si themelet e një kështjelle që pa to, as nuk do të njihnim identitetin tonë.

Në vënde të ndryshme rreth globit egzistojnë stereotike per moshat e vjetra, të cilat ulin vlerën e moshave të mëdha dhe konsiderohen në rastet më të mëdha edhe raciste ndaj këtyre moshave. Gjithsesi stereotipet janë veprime nxitur nga mendimet tona që kemi për një fenomen. Mendimet janë imlante mbjellur nga familja ose komlet shoqeria, por asnjëherë nuk duhen pergjithësuar, sepse në cdo shoqëri mbarëbotës, kemi njerëz me moral të lartë të cilët luftojnë me guxim ndaj gangrenave të tilla, ndaj keqdashësve që nuk shikojnë më tej sesa të lehtësojnë gjendjen e tyre psiqike duke përcmuar tjetrin, e që në rastin e një të vjetri do të përsërisja fjalët e Abraham Linkoln: ”gjithcka që jam apo shpresoj të bëhem, ja dedikoj nënës s`ime”.

Me moshën e pleqërisë kemi të bëjmë edhe me vdekjen. Vdekja është e pashmangshme për c`do kënd, por jo në c`do vënd te botës e shikojnë atë me të njëtin sy apo si dicka natyrale. Ka vënde që jetojnë akoma sipas tabuve të krijuara, duke e parë të moshuarin si shpirt vdekur që sillet rrotull me të gjallët. Nga aspektet kulturore kemi kultura të cilat e lënë të moshuarin të vdesi, p.sh keto aziatiket ne disa krahina ku i moshuari kur nuk vyn më per shkak të plakjes e cojnë në një kodër u e lënë atje deri sa të vdesi. Gjithsesi vdekja nga ana fetare lidhet me transferimin e shpirtit ne botën tjetër, pra ana fizike vdes, por ajo ajo shpirtërore. Për këta kombe që besojnë në jetën e parajsës, e trajtojnë vdekjen më lehtë dhe e pranojnë atë si dicka të bukur. Ka kombe që e përcjellin të vdekurin me këngë, të tjerë me një ceremoni ku respektojnë dëshirën e të ndjerit për të mos mbajtur zi apo të mos derdhen pika loti. Më vështirë e trajtojnë kombe të cilët nuk besojnë në jetën e perjetshme. Një pozicion i tillë i bën ata tejet seriozë me realitetin duke pesuar një traumë të madhe shpirtërore dhe psikologjike. Kombe të tillë shpesh janë tejet depresivë dhe ju kërkohet kohë të rikuperohen.

Vdekja për anën e moshave të mëdha, nuk është e mirë t`u kujtohet edhe pse ata vetë e kanë atë pjesë të mendimeve të tyre përditë. Kur e pyeta nënën t`ime një ditë se cfarë ndryshimi shikon tani tek vetja që po plaket, ajo pa hezituar m`u përgjigj: ”kur plakesh, mendon përherë e më shumë për vdekjen”. Kjo përgjgje për mua ishte një zile që më bëri të kuptoj se sa vlerë ka koha. Nëna ime e kishte fjalën për kohën, sepse vdekja nga ana tjetër do të thotë ikje dhe sado që unë te besoj në botën tjetër e që do të takohemi përsëri dikur atje, prap koha që jetojmë këtu në tokë është aq e cmuar sa c`do sekond nuk duhet humbur.

Ajo që dua të them me këte shkrim, eshtë se plakjen nuk e ndalim dot, por ajo që ne mund të bëjmë është ta bëjmë atë pjesë të bukur të jetës me sjelljen tonë njerëzore.



Scroll Up