blog banner

Cobani lab,

…dhe ndërsa simfonia e mbrëmjes afrohet
ai derdh vështrimin majave të larta, me fustanella veshur
sikur aty të gërmonte domethënien e qënësisë së tij.
C`të jetë duke menduar vallë,
të nesërmen,
apo e nesërmja i duket e lodhshme?

Ai ndal frymën të dëgjojë ritmin e këmborës së dashit të parë
të dytit, të tretit
vrapin e qenit të stanit që dirigjon tingujt e gjetheve
korit të mështeknave,
tingujt e pikave të qumështit tek rrjedhin gjinjve të mbushur të deleve
dehur aromës së trëndelinës e të rigonit
dhe duke mbushu një gotë dhallë,
vështron hënën tek zbret mbi krahët e tij
sikur interesimi për dicka të harruar sapo t`i ishte zgjuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


14 Sep, 2018

NDREQJE


Scroll Up