blog banner

KUJDES, CFARË LLOJ NJERIU JEMI DUKE KRIJUAR

Sa herë e bëjmë shtëpinë lëmsh, kuptojmë që shtëpia duhet rregulluar dhe ngrihemi dhe i hyjmë me themel deri në gjëndjen tjetër kaotike. Kështu ndodh edhe me shoqëritë dhe shtetin. Kështu ka ndodhur me cdo fenomen nëpër botë ku ndërgjegja njerëzore i bën vlerave morale një lloj verifikimi dhe analize për ta rivendosur atë persëri aty ku duhet.

Asnjëherë mos mendoni se ngjarjet ndodhin kot. Sot kemi një problem si shoqëri, që rezulton se atmosfera e krijuar është pasojë e padrejtësive që po ndodhin. ¨Që prej 90:ës, populli ështe ndarë në dy grupe kundërshtare politike, që në sistemet e tjera demokratike është krejt normale. ¨Këto dy forca politike janë aty për të sjellë progres në shoqëri pikërisht duke shtyrë njëra tjetrën. Problemi është se kanë një elemnt që e ka ther atë jo në forca politike por forca morali të kundërta duke ngatërruar,  vlerat morale të së kaluarës që përfaqësonte partia politike me ato sot. Edhe më afër kjo do të thotë: të majtët shpesh anojnë më shumë në kauzën se të kaluarës së tyre edhe pse kauza pse luftuan prindërit e tyre ishte krejt tjetër nga ajo që perfaqësojnë ata sot. Po ashtu edhe të djathtet sot, janë të veshur me urrejtjen për padrejtësitë që kanë përjetuar prindërit e tyre dhe ata vet, dhe jo modeli i djathtë politik modern sot. Pra kemi problemi qëndron se ky grupim është rrjedhojë jo e bindjeve politike, por e së kaluarës. Pra kemi të bëjmë me vlerat morale dhe sesi cdo njëra palë i koncepton ato në politikë.

Gjithsesi vlerat morale janë ato indikatorë që na tregojnë se të varfërit duhen ndihmuar, se të dobëtit duhet të ndihen të barabartë dhe se duhet të ndihen të sigurt në shoqërinë e tyre. E drejta për tu ndier barabart, do të thotë që c`do kush të marri atë që i takon. Dhe këtu ngrihet pyetja: a po ndihet kjo në shoqërinë shqiptare? A ulet në një tavolinë si vëllai me vëllanë një ish i persekutuar me një fëmi ish-komunisti? Cfarë ndiejnë ata kur janë ballëpërballë? Urrejtje? Nëncmim? Apo vëllazërim? Keqardhje?

Ndjenjat e cdonjërës pale duhen kuptuar dhe jo gjykuar, sepse të gjitha kanë të bëjnë me të vërtetën tonë sesi prekim realitetin dhe sesi e trajtojmë tjetrin. Mos të harrojmë që gjithcka edhe luftërat e mëdha e kanë fillesen në perplasjen e vlerave morale. Gjatë luftës së dytë botërore, cifutët u dënuan deri në asgjesim, për asnje arsye tjetër përvecse ligji moral i besimit të tyre duhej shkatërruar që kjo ti zinte vendin një tjetre moralizmi të ri, me koncepte të reja. Faj për këtë ishin shkak vet ata, duke e propaganduar besimin e vet si më të mirin, si edhe se ndaj edhe sulmohej shpesh deri ne ndalje. Këtë lloj moralizmi Nietzsche në librin e tij ”Filimi i moralit”, (Otava, Helsinki, 1969) e interpreton si një helm që dalëngadalë po shpërndahej në të gjithë trupin e shoqërisë, sepse na dilte që morali i kristinizmit cifut ishte inteligjenca më e lartë dhe e përkryer. Kur në të njëjtën kohë ajo që ndodhte ishte se në emër të kristianizmit moral, mbuloheshin edhe gjëra të shëmtuara. Këtë lloj fenomeni shoqëritë botërore e kanë perjetuar herë pas here. Në emër të një kauze individi ështe gati të bëhet ”hero”, dhe në emër të një idealizmi apo besimi mund të justifikhen edhe veprime nga më makabret. Mos të shkojmë më larg, sesa koha e realizmit socialist, apo lufta e Kosovës… në emër të lirisë, shumë njerëz të ndrshëm e me moral të fortë ishin në gjendje të merrnin edhe jetë njerëzish, që në nj¨kohë normale këtë as e mendonte.

Ndaj hera herës ndihet nevoja për të krijuar dicka të re. Në socializmin shqiptar ne e dimë që flitej për ”njeriun e ri” të Enver Hoxhës, që në të vërtet do të thoshte njeri i pastër, njeri me moral të lartë. Por me kohë, edhe ky njeri i ri u vendos përpara një prove shumë të madhe, dhe me të edhe vlerat morale të socializmit. Kur ”Njeriu i ri” filloi të rrëzohej nga ”barbarizmi” i vet krijuesit të tij, duke e larguar nga puna, duke e zhveshur nga pozita, duke e diskridituar publikisht për shfaqje të huaja që s`përputheshin me moralizmin enverist, madje edhe të persekutohej sëbashku me ata që ai i kishte syrgjynosur vet dikur nëpër burgje, ai kupton se kishte jetuar në iluzion, se jeta e tij nuk kishte qënë e tij por vegël e një ideologjie. Ajo që njeriu i ri mendonte ditet e fundit në burg ishte ”JAM I PAFAJSHEM”, ashtu sic ishin shumë të pafajshëm të tjerë burgosur aty më parë pikërisht për njërën apo tjetrën idealizëm. C`do të ishin ata pa ato idealizma? Pra vlerat morale Enveriste pësuan tërmet në sy të ”njeriut të ri”. Kështu u ndie nevoja që NJeriu i Ri i së kaluarës, ti zhvesh ato vlera që ju kishte ikur vlera, për të veshur dicka tjetër më të pastër dhe më produktive për atë vet dhe shoqerinë përreth dhe për t`iu përshtatur kohës ku jeton.

Mos u habisni, kjo lloj forme njeriu nuk ka ndodhur vetëm tek ne dhe ky tërmet nuk ka lëkundur vetëm njeriun tonë. Edhe Frederik Nietzsche besoi se cvlerësimi i vlerave morale kristiane të judisteve në atë kohë po ashtu, do ti jipte hapësirë pikërisht riformimit të vlerave të reja me koncepte të reja moraliste. Ai e shikonte NJERIUN E LIRË, si mundësi të jetonte për qëllime të caktuara. Janë keto qëllime që e bëjnë individin të veprojë në botën e vogël ku ai jeton. Ndërkohë që në botën shqiptare enveriste qëllimi ishte endërra socialite, tek qëllimi i njeriut të lirë të Nietzsches ishte të gjente arsyen përse ai jetonte. Kjo u quajt ”njeriu i vetrealizimit”. Ky vetrealizim është produkt i vet mëndjes së individit dhe asaj që ai kërkon të formojë dhe realizojë në jetën e vet.

Me vlera morale fetare, apo pa ato, njeriu i ditëve të sotme në shoqerinë e lirë shqiptare është në kërkim të vlerave të reja dhe koncepteve të reja morale. Përherë e më shumë po shohim sesi qytetarët kalojnë sa nga njëra parti në tjetren, duke i kushtuar perherë e më pak rëndësi ndikimeve të së kaluarës si edhe ideologjive politike ndryshe nga 30 vite më parë. Edhe pse ky ndryshim në fakt është i vogël, prap është një tregues i mirë për të treguar nga po fryjnë erërat morale të së ardhmes. Qytetarët përherë e më shumë po vlerësojnë se qëllimi i tyre është i lidhur me vlerat morale të shoqërisë së tyre për :paqe të përgjithshme, ngritjen e ekonomisë së përgjithshme, barazine shoqërore dhe drejtësinë. Brënda këtyre kufijve ai mendon se krijohet edhe hapesira e vetrealizimit.

LUFTA PER VETREALIZIM

E keqja është se kjo luftë per vetrealizim mund të jetë jo vetëm shumë e fortë, sic ka qënë gjithmonë n¨botën kapitaliste por edhe shumë e shëmtuar ndonjëherë. Thuhet se mrekullia amerikane lindi pikërisht si pasojë e konkurencave të shëmtuara. Urrejtja ndaj të sukseshmit nxiste njeriun të bënte dicka edhe më të madhe duke shkelur edhe normat morale për të cilat ai luftonte.

Madje mund të them se edhe pse anëtarët e partive sot (të gjitha partive) duken sikur luftojnë per ideologjinë e parties së tyre, në fakt ata luftojnë për qëllime personale nxitur nga interesat e veta për vetrealizim. Nëse në luftën e dytë botërore u luftua per të shkatërruar vlerat morale të cifutëve, sot tek ne luftohet per të shaktërruar vlerat e #njeriut të ri” të Enver Hoxhës. Pyetja që unë do të bëja me cfarë duhet zëvendësuar kjo? Pra, për cfarë koncepti moral jemi duke luftuar? Me cfarë lloj morali do të realizojmë vetrealizminin tonë? Kjo është pyetja që mua më trëmb, sepse që të ndërtojmë dicka të re, duhet të njohim së pari veten dhe vlerat e mira që kemi patur.

Ashtu kanë bërë gjermanët e të tjera kombe. Nëse gjermanët mendonin se vlerat inteligjente të moralizmit Kristian cifut nuk ishin të vetmet, ata e argumentonin se inteligjenca e kulturës së tyre ishte më e lartë sesa ajo e cifutëve dhe luftuan për këtë. Po ashtu me revolucionin francez 1789, ku fuqia moraliste katolike ndryshoi me futjen e drejtësisë demokratike. Pra kur luftojmë për vetrealizim, duhet të kemi një bazë. Baza jonë morale sot përbëhet nga një mozaik me pazëllsa ku përfsihen: të zhgënjyerit “njerëz të ri” të realizmit socialist, të persekutuarit e po atij sistemi, dhe njeriu I vetrealizmit formuar në bazën demokrate-kaotike të industrializmimit demokratik këto 30 vitet e fundit. Jemi duke luftuar korrupsionin sot me të madhe, ku është e përfshirë e gjithë shoqëria. Një shoqëri që akoma është në ndërtim e sipër të individit që kërkon vlera morale të reja. Pra troc, një shoqeri që nuk ka bazë morale të ndajë c`është gabim dhe drejt, si mund të luftojë korrupsionin?

Gjithsesi, në këtë gjëndje, për një gjë do të pajtohesha me Nietzsche: admiroj rezultatet e përplasjeve. Në raste mosdije, përplasjet do të na sjellin dicka dhe meqë idologjinë demokrate e kemi aq për zemër sot, duhet të bëhemi gati edhe per pasojat e saj. E them këtë, sepse derisa të vetdijesohemi, të dijmë cfarë bëjmë dhe perse e bëjmë qartë, kuptohet që rrugës do të ndeshemi edhe me kucedra si Uliksi nëpër shpellat e udhëtimit të tij të panjohur. Duhet të përgatitemi te kuptojmë që në këtë lloj fryme kapitaliste, fjala “I forte” dhe “I dobët” do të bëhen pjesë e jetës së përditshme. I forti e mund të dobëtin, peshku I madh e ha të voglin, pa qingja nuk do të kishim shqiponja grabitqare, etj, etj… Pra, edhe të ndërrohen partitë, populli duhet të kuptojë që koncepti “I forte” do të jetë një vlerë e moralit të ri. Vetëm i forti I qëndron historisë, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për anën fizike por për njeriun e ri që nuk shterr kurrë së krijuari. E në këtë luftë simpatia dhe njerëzllëku do të zvogëlohen aq shumë sa edhe vet utalitarismi kristian do të humbasi vlerat.

Një tjetër vlerë individuale e moralit të ri, është njeriu me passion. Pa passion njeriu nuk krijon dot asgjë, kështuqë edhe kjo është një sfidë e madhe per t`ia arritur qëllimit tonë drejt vetrealizimit. Shpesh turistat gjate vizitave në Shqiperi I dëgjojmë të thonë se shqiptarët buzëqeshin pak. Në fakt unë I lexoj edhe më tej modestinë e tyre, se në fakt ata duan të thonë që jemi një popull depresiv, se na mungon pasioni për jetën. E një popull depresiv zor se mund të ketë dëshirë për të bërë ndryshime të mëdha, që për të realizuar veten kërkon më shumë se gjithcka vetdisiplinë.

E sic shprehet në librin e tij edhe Johnatan Glover “Pagesa që mund të marrësh për të qënë i fortë dhe me pasion, është pikërisht, se të lejon të jesh: Zoti dhe artisti i jetës tënde”.

Si mund të bëjmë vetrealizimin pa qënë të tillë, që ndryshe do të thotë “nganjëherë të urresh edhe veten”.



Scroll Up