blog banner

Sytë

… sytë,

…kur një qytetar vjen në zyrën time,

Ajo që më bie në sy janë sytë e tij,

…sy që vijnë zvarrë dhomës e mezi presin të dalin menjëherë,,

Si një hajdut që nuk do ta shikojnë për atë c`ka marrë,

E pafolur të thonë: “erdha të marr, atë cikë pjesë që më takon,

atë pjesë të vogël që më mban frymën gjallë,

e më ka bërë lypsarë këtij sistemi,

atë pjesë të vogël, që më mashtroi në fill…im duke mi siguruar të gjitha,

e që unë mendova se isha në parajsë,

ea kuptuar, dikur vura re se me kohën nuk ikën vetëm vitet,

por vullneti im, aftësitë e mia

as veten t`ime nuk e njoh më,

të vetmen gjë që njoh është kjo zyrë që më mban me thërrime,

si një tempull i shenjtë të vobektit e saj,

e ku pakuptuar pse, të vij nuk kam dëshirë”.

…kur një qytetar hyn në zyrën time,

ajo që më bie në sy janë sytë e tij,

sy të pagjumë,

së turpshëm,

të paturpshëm,

sy që të flasin pafolur,

e largohen diku, gjith dëshpërim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


31 Jan, 2016

Atdhedashuria!

29 Jan, 2016

Cobani lab,


Scroll Up